Bëhu pjesë e RE/MAX Albania

Bashkohu me liderin global në sektorin e pasurive të paluajtshme! Që prej nisjes sonë në vitin 2013, RE/MAX Albania ka njohur një rritje të shpejtë, duke sjellë standarde ndërkombëtare, inovacion dhe mbështetje të veçantë për konsulentët tanë.

Me një rrjet që po zgjerohet vazhdimisht dhe prezencën me zyra në qytetet kryesore të vendit, RE/MAX Albania fuqizon konsulentët për të arritur sukses përmes trajnimeve të vazhdueshme, ekspozimit dhe reputacionit të një marke të fuqishme.

Pavarësisht nëse keni përvojë ose sapo po filloni rrugëtimin në fushën e pasurive të paluajtshme, RE/MAX Albania ju ofron mundësinë për t’u rritur me më të mirët. Së bashku, po rishkruajmë standardet e ekselencës në tregun imobiliar në Shqipëri.

Sepse ne kemi Konsulentë te shkëlqyer që sjellin rezultate të shkëlqyera!

Plotësoni të dhënat, dhe merrni informacionin për t'u bashkuar me RE/MAX, për një karrierë të suksesshme në pasuri të paluajtshme.

Submitting...

Si është të punosh me RE/MAX Albania?

Të punosh me RE/MAX Albania do të thotë të jesh pjesë e një ekipi dinamik dhe të përkushtuar, që po transformon industrinë e pasurive të paluajtshme. Ne fuqizojmë konsulentët tanë përmes trajnimeve të vazhdueshme, teknologjisë dhe mbështetjes së veçantë, për të arritur suksese në nivele të reja.

Kultura jonë bazohet më bashkëpunim, profesionalizëm dhe ambicie. Krijojmë një ambient pune ku inovacioni, integriteti, dhe motivimi bashkohen për të arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Çdo ditë sjell sfida dhe mundësi të reja, dhe ekipi ynë i përballon me entuziazëm dhe një qëllim të përbashkët: ngritjen e standardit të shërbimit të ndërmjetësimit Shqipëri dhe më gjerë.

Pasioni

na shtyn të shkojmë përtej pritshmërive

Besimi

është themeli i çdo bashkëpunimi

Empatia

e kuptojmë çdo hap nga këndvështrimi yt

Rezultatet

vlera jonë matet me suksesin tënd

Pozitiviteti

ekuilibrojmë punën me frymë pozitive

Misioni

Të ofrojmë shërbim të shkëlqyer në tregun e pasurive të paluajtshme për Klientët, Konsulentët dhe komunitetin në Shqipëri. Jemi të përkushtuar të ofrojmë vlera dhe rezultate të jashtëzakonshme përmes integritetit, profesionalizmit dhe inovacionit. Ne synojmë të ndërtojmë një kulturë të re bashkëpunimi, ekselence dhe përmirësimi të vazhdueshëm, duke bere te mundur që çdo klient i yni të trajtohet me kujdes dhe ekspertizë maksimale. Suksesi yt është misioni ynë.

Vizioni

Të udhëheqim tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme duke sjellë një transformim të vërtetë në mënyrën si kjo industri funksionon – duke vendosur standarde dhe krijuar një përvojë të jashtëzakonshme për çdo klient. Besojmë në një të ardhme ku ndërtimi i një karriere në pasuri të paluajtshme në Shqipëri do të thotë të jesh pjesë e një rrjeti të fortë global që të mbështet në çdo hap drejt suksesit.

Vlerat Tona

Integriteti

nuk negociohet

Partneriteti

të gjithë fitojnë shumë

Përkushtimi

pa i matur përpjekje

Qëndrueshmëria

dorëzimi nuk është një opsion

Mësimi

sa më shumë që mëson, aq më shumë fiton

Fokusimi

në atë që është e rëndësishme

Përsosmëria

ajo që duhet bërë, duhet të bëhet mirë

E ndjen se përshtatesh me kulturën, vlerat dhe vizionin tonë? Bëhu pjesë e familjes RE/MAX Albania! Jemi gjithmonë në kërkim të talenteve me pasion.