Marka lider në tregun e pasurive të paluajtshme
Bashkohuni me një markë të njohur që është sinonim i besimit, inovacionit dhe përsosmërinë në tregun e pasurive të paluajtshme, duke forcuar reputacionin dhe besueshmërinë e biznesit tuaj.
Rrugëtimi juaj fillon me RE/MAX
...drejt një suksesi të sigurtë.“Forca kryesore e RE/MAX Albania qëndron te profesionalizmi dhe integriteti i Brokerave dhe Konsulentëve tanë! Qëllimi i sistemit të franshizës RE/MAX është të ofrojë një sistem të plotë mbështetës, duke siguruar mjetet, standardet dhe shërbimet më të avancuara që krijojnë profesionistë ndër më të mirët në industrinë e pasurive të paluajtshme. Pavarësisht nëse keni përvojë të mëparshme ose jo, ne ofrojmë trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme për t'ju udhëhequr në rrugën e suksesit dhe për t'ju ndihmuar të bëheni të parët për klientët tuaj. Me RE/MAX Albania, ju do të zhvilloheni dhe rriteni si lider në industrinë e pasurive të paluajtshme.”
Me RE/MAX, punoni për veten, por nuk jeni kurrë vetëm! Përvoja jonë shumëvjeçare na ka mundësuar të kuptojmë qartësisht faktorët thelbësorë të suksesit në këtë industri. Sot mund të themi me bindje se tek RE/MAX, gjërat bëhen ndryshe. Misioni, Vizioni dhe Qëllimi ynë janë të ndërtuara mbi këtë themel. Gjithçka që bëjmë në RE/MAX Albania është projektuar për të mbështetur Brokerat, Konsulentët dhe klientët në arritjen e rezultateve më të mira.
An error occurred submitting the form. Please try again.
Submitting...
Bëhuni pjesë e një rrjeti në rritje
Nëse jeni të interesuar të bëni karrierë, sistemi ynë i franshizës mund të jetë zgjidhja ideale për ju. Si partner nuk do ta nisni këtë udhëtim vetëm, por do të bëheni pjesë e një rrjeti dinamik dhe të sigurtë, me mundësi të jashtëzakonshme rritjeje. Si franshizë, do të keni në dispozicion të gjitha mjetet e testuara me sukses që do t'ju lejojnë të krijoni dhe menaxhoni zyrën tuaj RE/MAX. Që në pikënisje emri dhe reputacioni i markës RE/MAX do t’ju ndihmojnë të veproni me besim në këtë industri të gjërë. Me një treg të qëndrueshëm gjithnjë në rritje ju mund të nisni një biznes të suksesshëm bashkë me ne.
Shembull i provuar i sipërmarrjes në RE/MAX
Si franshizë, ju keni akses jo vetëm në intranetin tonë, por, më e rëndësishmja, në mjetet e marketingut që i pershtaten nevojave tuaja, dhe ofrojnë gjithçka të nevojshme për një sipërmarrje të suksesshme – që nga faza e nisjes deri në atë të rritjes. Kjo përfshin trajnime të gjithanshme dhe mundësi për edukim të vazhdueshëm të ofruara nga RE/MAX. Në këtë mënyrë, bëheni pjesë e markës globale RE/MAX dhe kontribuoni dukshëm në suksesin e saj si franshizë. Shfrytëzojeni këtë potencial të jashtëzakonshëm dhe fokusohuni në një rritje të qëndrueshme – ne do t'ju shoqërojmë në çdo hap!
Pse të zgjidhni
Albania
6 arsye për tu bërë pjesë e jona
Marka lider në tregun e pasurive të paluajtshme
Bashkohuni me një markë të njohur që është sinonim i besimit, inovacionit dhe përsosmërinë në tregun e pasurive të paluajtshme, duke forcuar reputacionin dhe besueshmërinë e biznesit tuaj.
Kultura e bashkëpunimit dhe suksesit të përbashkët
Përfitoni nga një model biznesi i provuar me sukses global, që minimizon rreziqet dhe maksimizon mundësitë për zhvillimin tuaj profesional dhe financiar.
Trajnim Profesional
RE/MAX ju ofron ju dhe ekipit tuaj trajnim të strukturuar dhe gjithëpërfshirës, duke ju pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ofruar shërbim të jashtëzakonshëm dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në pasuri të paluajtshme.
Mbështetje e plotë për operacionet
Merrni mbështetje të vazhdueshme për çdo aspekt të operacioneve, duke përfshirë zgjedhjen e lokacionit dhe menaxhimin e përditshëm të aktivitetit tuaj, për të siguruar funksionimin më efikas të mundshëm.
Mjetet dhe burimet teknologjike
Përfitoni nga një gamë e gjerë mjetesh dhe burimesh teknologjike, të cilat ju mundësojnë menaxhimin më të lehtë të biznesit tuaj dhe rritjen e produktivitetit.
Strategjitë e marketingut të integruara
Përfitoni nga fushatat kombëtare dhe lokale të marketingut të integruara, të dizajnuara për të tërhequr klientë dhe për të rritur dukshmërinë tuaj.